Plagosje me armë në Kombinat. Raportohet se një person, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij (burrin e motrës).
Burime zyrtare sqarojnë se rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari Xhuljan Ferzaj raporton për BalkanWeb se autori i dyshuar i krimit është arrestuar nga policia.
