Një incident i rëndë është regjistruar në veri të Londër, ku katër ambulanca janë vënë në zjarr, ndërsa autoritetet po e hetojnë ngjarjen si një akt të motivuar nga urrejtja antisemitike.
Sipas Policisë Metropolitane, automjetet i përkisnin Hatzola, një organizatë vullnetare që ofron shërbime emergjente për komunitetin hebraik. Ngjarja ndodhi në zonën e Golders Green, një lagje e njohur për praninë e madhe të këtij komuniteti.
Autoritetet konfirmuan se zjarri po trajtohet si “krim urrejtjeje antisemit”, ndërsa oficerët vijojnë hetimet në vendngjarje.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës bëri të ditur se në operacion u angazhuan gjashtë mjete zjarrfikëse dhe rreth 40 efektivë. Thirrjet e para nga banorët u regjistruan rreth orës 03:40, ndërsa për arsye sigurie u evakuuan banesat përreth.
Gjatë incidentit, disa cilindra me presion të lartë në ambulanca shpërthyen, duke shkaktuar dëme materiale, përfshirë thyerjen e xhamave në një kompleks apartamentesh pranë vendit të ngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarri u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, ndërsa deri më tani nuk ka persona të arrestuar. Policia është në kërkim të tre të dyshuarve, bazuar në analizën e kamerave të sigurisë dhe videove të publikuara në rrjet.
🚨 BREAKING: Major antisemitic arson attack in Golders Green, London destroys all ambulances (at least 4) of Hatzola Northwest — a volunteer Jewish emergency service providing 24/7 medical aid. @Breaking911 has seen footage of the attackers. pic.twitter.com/GwCWXG38qB
— Breaking911 (@Breaking911) March 23, 2026
