FIER- I riu që shihni në foto është 31-vjeçari Drini Dervini, i cili në rrethana ende të paqarta vrau të dashurën e tij me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore dhe më pas veten, shkruan. ‘BalkanWeb’ dhe ‘News24’ kanë siguruar fotot e dy viktimave. Dervini, i martuar dhe me dy fëmijë, jetonte në Fier ku kishte edhe një biznes. Ndërkohë, edhe Ermira Arapi kishte në Fier një dyqan perdesh, ndërsa burri jetonte bashkë me vajzën e tyre 5 vjeçe në Greqi. Ndërsa e reja jetonte bashkë me prindërit në Fermë Çlirim të Fierit.
Viktima, Drini Dervini
fier 1
Po ashtu, ‘BalkanWeb’ ka mësuar se Drini Derveni ishte i martuar me vajzën e Angjelina Kola, ish-deputete e LSI. Viktimat kishin vite së bashku, ndërsa Drini nuk duronte faktin që Ermira donte të ndahej, madje raportohet se një herë ai e kishte kapur për flokësh dhe e kishte futur me dhunë brenda në makinë. Sipas hetuesve të çështjes, ky mendohet se është shkaku që çoi në vrasjen e 29-vjeçares dhe më pas vetëvrasjes së Dervenit. Megjithatë ekspertët të kriminalistikës thonë për ‘BalkanWeb’ se një përfundim i tillë është i parakohshëm dhe se gjasat për një krim të dyfishtë janë shumë të mëdha, po të marrim parasysh edhe faktin që dy viktimat prej disa kohësh kishin një lidhje jashtëmartesore.

Viktima, Ermira Arapi
fier 2
NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi dje Fierin dhe mbarë opinion publik ndodhi gjatë orëve të paradites. Ermira Arapi nga Lushnja, u gjet e vrarë bashkë me Drini Dervinin, në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit, raporton BalkanWeb‘.

Viktima, Ermira Arapi
Viktima, Ermira Arapi

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 31-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: