FIER- Detaje të reja dalin nga krimi i pasionit që tronditi opinionin publik, ku një 32-vjeçar nga Fieri vrau të dashurën e tij, e më pas i dha fund jetës. Një vajzë ka treguar për redaksinë e JOQ informacione të rëndësishme lidhur me Drini Dervenin dhe Ermira Arapin. Sipas raportueses, Ermira jetonte prej kohësh në Fier, ku kishte një biznes perdesh, ndërsa bashkëshorti i saj jeton në Greqi.

Ky i fundit kishte marrë edhe vajzën 6-vjeçare sepse donte ta arsimonte në Greqi, ndërsa mësohet se vinte rrallë në Shqipëri, rreth 1 herë në 3 muaj. Gjithashtu, vajza shkruan se e njihte mirë edhe Drinin, autorin e krimit të dyfishtë, i cili është gjithashtu i martuar dhe ka dy fëmijë. Sipas saj, Drini Derveni është i martuar me vajzën e Angjelina Kola, ish-deputete e LSI.

Viktimat kishin vite së bashku, ndërsa Drini nuk duronte faktin që Ermira donte të ndahej, madje një herë ai e kishte kapur për flokësh dhe e kishte futur me dhunë brenda në makinë. Sipas raportueses, ky mendohet se është shkaku që çoi në vrasjen e 29-vjeçares dhe më pas vetëvrasjes së Dervenit.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi dje Fierin dhe mbarë opinion publik ndodhi gjatë orëve të paradites. Ermira Arapi nga Lushnja, u gjet e vrarë bashkë me Drini Dervinin, në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit.

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 32-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: