ITALI- Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Terni, ku u qëllua për vdekje shqiptari Durim Hyseni. Pa kaluar 24 orë nga krimi, policia italiane arriti të identifikojë dhe arrestojë në Bari një tjetër shqiptar, Kujtim Belin, 60 vjeç, mik me muratorin shqiptar.

Beli ka pranuar para autoriteteve italiane autorësinë e vrasjes duke shtuar se Demir Hyseni kishte pasur në të kaluarën një histori dashurie me bashkëshorten e tij në vitin 2013, nga e cila është divorcuar dhe që aktualisht jeton në Gjermani, por me sa duket nuk ia ka falur kurrë mikut të tij.
Beli ka pranuar krimin, siç raporton sot “Umbria On” dhe ka sqaruar arsyet, në bazë të së cilave prokuroria zyrtarizoi edhe urdhrin e arrestit“Krim pasionant për motive të dobëta”.
Omicidio-di-via-Galvani-Demir-Hiseny-18-luglio-2017-26

Omicidio-via-Galvani-conferenza-stampa-Carabinieri-Terni-19-luglio-2017-foto-Mirimao-2

omicidio-via-galvani-teri-pistola-300x225

unnamed-1-19-655x227-1-655x227-400x139
Beli kishte shkuar në Itali në 10 korrik e duket se kishte vetëm synim vrasjen e Hysenit. Një ditë para vrasjes e kishte telefonuar viktimën duke e informuar se ndodhej në Itali dhe se kërkonte ta ndihmonte me një vend pune. Pikërisht me anë të kësaj bisede telefonike, policia italiane ka mundur të gjejë gjurmët e lëvizjes së vrasësit, i cili u arrestua 12 orë pas krimit në afërsi të portit të Barit ndërsa po tentonte të largohej drejt Shqipërisë. Me vete mbante rrobat që kishte veshur në momentin që vrau mikun e tij.

Sipas hetimeve takimi mes Belit dhe Hysenit ka nisur me një grindje të ashpër me fjalë e më pas ka kulmuar me disa të shtëna pistolete. Demir Hyseni ka ndërruar jetë menjëherë në vendgjarje, nga 7 plumbat e marra nga pistoleta gjysëm automatike e përdorur nga Kujtim Beli.

DEKLARATA E POLICISË

Mesditën e sotme, policia e Ternit ka dalë në një konferencë për mediat duke sqaruar edhe ngjarjen e rëndë. Sipas policisë, dyshimet janë që krimi është kryer për xhelozi.

Kreu i policisë gjatë konferencës për mediat është shprehur se Kujtim Beli ishte i bindur se miku i vjetër i familjes, kishte pasur në të shkuarën një lidhje dashurie me ish-gruan.

“Kujtim Beli ishte i bindur që Durim Hyseni, mik i vjetër i familjes, kishte pasur më parë një lidhje me ish-gruan e tij, që tani jeton në Gjermani”, është shprehur kreu i Policisë së Ternit që ka hetuar dhe zbardhur vrasjen.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb