SHKODER- Krimi i rëndë i ndodhur në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tronditur mbarë vendin. Burrë e grua janë gjetur të vrarë brenda në makinën e tyre tip “Benz” me targë AA006HA, rreth orës 06:40 nga banorë të lagjes “Naim Gjylbegu”, ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Mësohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Boran Bërçama, ish-efektiv policie në Shkodër, dhe gruaja e tij, Silvana Ndoci, 27 vjeç. Bashkë me ta në makinë në momentin e ngjarjes ndodhej edhe fëmija i tyre, një vjeç, por që fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës kur Bërçama shërbente në Policinë e Shtetit, pasi së fundmi ishte polic në lirim. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja.

Boran Bërçama, rreth 30 vjeç, ka punuar në Komisariatin e Shkodrës si Inspektor Krimesh, e më pas u bë Inspektor Rendi, por pas ai dha dorëheqjen në fund të vitit 2016 për shkak të largësisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb