Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit në Durrës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima, Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth. 38-vjeçari është vëllai i një personazhi të njohur për drejtësinë.

Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes pasi vëllai i Dervishit dyshohet se ka vrarë një person nga Lezha pak vite më parë. Vrasja ka ndodhur jashtë Shqipërisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: