Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku një 74-vjeçar ka vrarë të birin me thikë.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamje nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb