GREQI

Babis Agnastatopoulos ka vendosur të braktisë shtëpinë e tij në Glyka Nera të Athinës pasi grabitësit i vranë bashkëshorten.

Mediat greke bëjnë me dije se ai ka marrë vendimin të jetojë diku tjetër së bashku me foshnjen 11-muajshe.

Së shpejti shtëpia do të boshatiset dhe ai do të jetojë diku tjetër teksa njolla e krimit do të mbetet ende në banesë.

Hetimet vijojnë për vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, por deri më tani s’ka asnjë autor zyrtarisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb