Gazetari Igli Çelmeta raporton se çifti i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shkodër Kolë Manaj 34 vjeç dhe Anila Prendushi 44 vjeçe bashkëjetonin prej 5 vitesh. Mësohet se 44-vjeçarja është e divorcuar dhe është nënë e 3 fëmijëve.
Skena e krimit me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë ndodhi në automjetin e 34-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë menjëherë 34-vjeçari Kolë Manaj, ndërsa gruaja në sediljen e pasagjerit, Anila Prendushi, 44 vjeçe dyshohet se është qëlluar prej tij me plumb në gjoks dhe ndodhet në spital.
BalkanWeb mëson se gjendja e gruas është kritike. Plumbi asaj i ka kaluar pranë zemrës dhe plaga e shkaktuar nga arma e zjarrit i ka shkaktuar hemorragji të theksuar.
Anila Prendushi ishte në një lidhje intime me partnerin saj 10 vjet më të ri, Kolë Manaj.
Pas ndarjes ajo kishte nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin, ndërsa punonte në një kopsht publik në qytetin e Shkodrës.
Kohët e fundit çifti kishin kontradikta dhe debatet mes tyre agravuan deri në ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mesditë në kryeqendrën e veriut.
(BalkanWeb)
