TIRANE

Tre të vdekur janë shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë pas një krimi në familje. Dhëndri qëlloi për vdekje vjehrrin e vjehrrën e më pas vrau dhe vetëm.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Kristaq Kome” në zonën e Unazës së Re në shtëpinë e vjehrrit. Tre viktimat janë Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lila.

Në njoftimin zyrtar, policia ka treguar se çifti Mata janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri. Ndërsa poshtë ballkonit të banesës së tyre, është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton policia.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: