Teksa Operacioni ‘Forca e Ligjit’ në kuadër të Anti- KÇK vijon punën Gazmend Bardhi akuzon Ramën për këtë paketë, duke thënë se nuk e lufton dot krimin.

Bardhi thotë se Rama nuk mund ta luftojë krimin pasi e mbështeti dhe e përfshiu në çdo segment të qeverisjes.

Po ashtu Sekretari i Përgjithshëm i PD shton se të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit janë qeveritarët e Rilindjes dhe kryebashkiakët e saj.

 

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Edi Rama është i pabesueshëm, sepse krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimim e krimit të organizuar.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes.

Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb