Gazetarja Klodiana Lala dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, janë përfshirë në një debat në emisionin “Open” në News24, në lidhje me dosjen më të fundit të SPAK ku përfunduan në pranga zyrtarë të lartë të policisë.

Shkak i debatit u bë deklarata e gazetares Lala e cila tha se “Kriminalizimi i policisë është e keqja më e vogël”. Kësaj deklarate Bozdo u përgjigj duke thënë se “politika kriminalizohet, jo madia”.

Pjesë nga debati:

Bozdo: Politika është pushtet. Politika kriminalizohet, mafia nuk kriminalizohet.

Lala: Të lutem!

Bozdo:Fakti është që skandale të pafundme të politikës… s’ka inertes mafia të merret me mua, se s’ka gjë në dorë.

Lala: Të lutem më lër të argumentoj

Bozdo: Nëse më thua që kriminalizimi i policisë është më e keqja më e vogël ka mbaruar ky vend

Lala: Nëse do politika të ketë një polici model e bën brenda natës.

Bozdo: Pse nuk e bën këtë?

Lala: Këtë hajde e diskutojmë

Bozdo: Jemi duke folur për nënë vitin 2023, dhe PD po bën 10 vite që nuk është në pushtet.

Lala: Fillon nga politika. A është shtuar numri i policëve të inkriminuar? Po pasi po evoluon.

Bozdo: Si gazetare që jeni më thoni diçka, e keni parë gjendjen e rendit dhe sigurisë publike më keq se sot?

Lala: Në vitin 2009. Padyshim ka pasur dhe në vitin 2005. Historia nuk ka nisur sot, më parë ka qenë vetëm në Lazart tani është përhapur në gjithë vendin. Në 2005 pati një goditje të fortë ndaj grupeve kriminale. Në 2009 filluan disa ti shpëtonin proceseve gjyqësore. Në 2013 kur ndryshoi qeverisja, pati përpjekje dhe nuk u vu nën kontroll krimi. Inkriminimi i politikë është e keqja më e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb