Disa tensione brenda shtëpisë së BBV3 kanë bërë që marrëdhënia mes Romeos dhe Heidit të kriset. Ata kanë pasur disa keqkuptime me njëri-tjetrin ditën e djeshme, ku Romeo vendosi edhe të distancohej. Në një debat, ajo ka mbështetur Julin dhe jo Romeon, nga këtu lindën dhe keqkuptimet e para.

Heidi: Do më thuash se çfarë ke, se e kam fiksim tani? Ma thuaj.

Romeo: Dëgjo, nuk dua të ndikoj fare tek ty. Fjalia jote atje, përballë Eglës dhe Gazit nuk më pëlqeu fare.

Heidi: Çfarë fjalie thashë?

Romeo: Unë nuk kam ndikuar asnjëherë tek zgjedhjet e tua, tek qëndrimet e tua.

Heidi: E vërtetë, po çfarë thashë?

Romeo: Këtë the: “Ju të gjithë, Gazi dhe Romeo dhe shumë të tjerë, sulmuat Julin”.

Heidi: Por nuk e kisha aty, doja të flisja me Gazin ashtu.

Romeo: Po pra, po të mbrosh atë me emrin tim…

Heidi: Nuk po e mbroj atë me emrin tënd, nuk ishte ashtu.

Romeo: Pra, të gjithë ata sulmuan Julin. Lëre tani si muhabet.

Romeo: Nuk e kam diskutuar kurrë.

Heidi: Nuk kisha ndërmend të përmendja emrin tënd fare, gjithsesi. Nuk e kisha seriozisht.

Romeo: Unë po të thërrisja, por nuk po më dëgjoje.

Heidi: E ke marrë keq. Nuk e kam bërë në atë kuptim.

Heidi: Ke këtë ide, mbaj këtë ide dhe vazhdo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb