Në emisionin “Kjo Javë”, në News24 gazetari Artion Vreto ndërsa foli për atmosferën festive të fundvitit e Krishtlindjet, u shpreh se edhe në Shqipëri kalohet shumë bukur në kohë festash.

Ai u shpreh se vetë preferon që Krishtlindjet ti festojë në shtëpi me familjen. Megjithatë shtoi se sot ka shumë alternativa për të kaluar bukur, si nga restorantet, ushqimet  apo pijet e mira dhe se ka shumë mundësi përzgjedhjeje për një atmosferë të ngrohtë e plot dashuri.

“Në Shqipëri mendoj që kalohet shumë bukur. Festat e fundvitit kalohen shumë mirë, ka restorante shumë të mira, ushqime shumë të mira…Edhe çmimet mund të themi që ka mundësi shumë të mira dhe alternative. Kemi pije të mira. Sot ke mundësi dhe e përzgjedhje. Mendoj që edhe në Shqipëri, nëse zgjedh vendin e duhur njerëzit e duhur, kalohet shumë bukur. Unë Krishtlindjen e kam tradicionale dhe e bëj në shtëpi. Mblidhemi bashkë bëjmë një drekë të madhe, një verë e mirë një bisedë e mirë dhe një festë e mirë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: