Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha këtë herë për marrëveshje e 5 qershorit. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste.

Me tej Kryemadhi  ka mohuar që presidenti Meta të jetë takuar me ish-kryeministrin Berisha për të vulosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 6 Marsit.

 

Pjesë nga bisedë në studio

Marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste. E mbani mend topi është në fushën e luli bashës. Kjo marrëveshje nuk do firmosej ditën tjetër. Po ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim janë dëshmitarë zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që thamë ne do ta firmosim. Pasi u firmos marrëveshja e 5 qershorit që betonizonte 85% të vendeve në Parlament të opozitës. Edhe të Nismës Thurje edhe të shumë partive të tjera. Aty fillon origjina, fillon origjina tek ndryshimet kushtetuese.

Kryemadhi: Në dijeninë time zoti Meta nuk e  ka takuar në emër të LSI zotin Berisha, edhe unë nga mediat e kam marr vesh. Zotin Berisha e ka takuar në Pallat të Brigadave në mes të ditës, ashtu sikurse dhe zotin Balla e ka takuar në presidencë, në mes të ditës dhe e kanë bërë vetë të qartë  takimin e tyre.

Fevziu: Takimi çoi në koalicion?

Kryemadhi: Nuk është e vërtetë, kishte kohë që diskutohej mes Indrit Brahimllarit, Petrit Vasilit, Belind Këlliçit dhe Nokës.

Fevziu: Duhej vula e Metës?

Kryemadhi: Jo, sepse Meta është president.

Fevziu: Duhej vulë besimi them unë…

Kryemadhi: Është krijuar ideja që politikanët duhet të firmosin për të përfituar diçka dhe shembulli më i mirë ishte zoti Basha që firmoste për të humbur të gjitha kauzat e opozitës dhe për të përfituar diçka.

Ne donim ta bënim zotin Basha Kryeministër dhe Basha nuk donte të bëhej Kryeministër|.

Fevziu: Është e frëtetë?

Kryemadhi: Po të shohësh axhendën…

Fevziu: Ka negociuar Meta me Berishën, ka dhënë garanci?

Kryemadhi: Absolutisht, nuk ka dhënë garanci Meta në emër të LSI, megjithatë ka qenë më shumë në emisionin tuaj zoti Meta se politikanët e LSI. Shoqëria shqiptare është mësuar me politikanë që tjetër gjë predikojnë paradite dhe tjetër gjë nënshkruajnë në darkë./Opinion.al

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb