Gazetari dhe analisti Arjan Çani i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me garën për kreun e SPAK dhe marrëdhënies së krisur Rama-Yuri Kim.

Çani zbuloi që gjatë një ceremonie të mbajtur vetëm 2 orë më parë në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës kryeministri Rama i cili ishte pjesëmarrës duke dhënë edhe një fjalim është larguar nga festimet menjëherë në momentin që ambasadorja amerikane Kim ka mbërritur në event.

“Po e zbuloj tani këtë lajm  që më ka ardhur nga burimet e mia. Vetëm para 2 orësh në hotel Rogner ishte një event për universitetin e Tiranës. Me atë rast kishte ftuar Ramën, Veliajn që morën pjesë me fjalime. Në një moment Ramsi vajti dhe kur vjen Kim, bam Ramsi ikën. Sa erdhi ajo iku ky”, tha Çani.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb