Ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar i ka kërkuar qeverisë britanike që të “korrigjojë gabimet e saj” pas vendosjes së sanksioneve ndaj kompanive kineze pas qëndrimit mbi luftën në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur sanksioneve të reja të Mbretërisë së Bashkuar, ambasada tha se “kundërshton me vendosmëri veprimet e palës britanike”, duke akuzuar ata për shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Çdo veprim që dëmton interesat e Kinës do të përballet me përgjigje të prerë”, tha ambasada.

Më herët, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi sanksione kundër individëve dhe grupeve nga vende të ndryshme që dyshohet se janë të përfshirë në zinxhirët e furnizimit ushtarak të Rusisë.

Megjithatë ambasada kineze e kundërshtoi vendimin, duke thënë se Kina ka “mbajtur një pozicion objektiv dhe të drejtë” për atë që ajo i referohet si “çështja ukrainase”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb