Kristen Stewart është muza e re e Woody Allen. Regjisori, që po përgatitet për serialet e para televizive të Amazon, po punon edhe për një film të ri me një kast aktorësh të famshëm.
Përveç ish Bellës të ‘Twilight’ do të jenë edhe Bruce Willis dhe Jesse Eisenberg, me të cilët Allen ka punuar për ‘To Rome with Love’.
Nuk dihet ende titulli i filmit të tyre të ri që pritet të dalë në 2016. (da.xha/BalkanWeb)
