Kristinë Elezaj është një emër pak i njohur në trojet shqiptare, ndërsa në Shtetet e Bashkuara atë e njohin të gjithë si Kebe, një emër arti që ajo e përdor në rrethet e muzikës.
Këngëtarja dhe modelja po shijon nga dita në ditë sukseset me këngët e saj, ndërsa shfaqja me foto nudo dhe në kopertina e revista të njohura në Amerikë po i japin një tjetër dimension famës së saj. Ishte viti 2008 kur ajo u shfaq për herë të parë në skenën muzikore me këngën “Always” dhe një vit më vonë lançoi këngën “Let you know” për të bërë “boom” më pas në po të njëjtin vit me këngën “Living dream”.
Shqiptarja ka publikuar edhe hitet “Freakshow” dhe “Echo”, të cilat natyrisht nuk kanë kaluar pa vëmendje. Teksa po përgatitet për lançimin e një projekti të ri, Elezaj ka pushtuar kopertinën e “STS Magazine”, e cila është publikuar një ditë më parë me titullin “princesha e re e muzikës POP”. Shqiptarja, e cila ka folur për muzikën e saj në një intervistë të gjatë, është shprehur në rrjetet sociale se ndjehet shumë krenare për këtë arritje.
(m.k/BT/BalkanWeb)
