E ardhmja e Kristjan Asllanit duket se do të jetë larg kampionatit turk. Ditët e fundit mediat turke dhe ato italiane njëzëri kanë pohuar se në përfundim të huzimit të mesfushorit të kombëtares shqiptare te Besiktas ai do të kthehet në Itali tek Inter dhe këto zëra duket se kanë gjetur konfirmim ditën e premte.

Kjo pasi Krisjan Asllani për here të pare nuk është preferuar të luaj titullar nga tekniku i “Shqiponjave” të Stambollit Yalcin. Ndaj Antalayspor, sfidën të cilën Besiktas e fitoi me rezultatin 4-2, Asllani u aktivizua vetëm në minutën e 77, duke zënë vendin e Under.

Kjo ishte hera e parë pas 7 ndeshjeve radhazi teksa Asllani nuk luan nga minuta e pare me Besiktas. Kujtojmë që mesfushori përfundoi në qendër të kritikave pas humbjes në derbin e Stambollit fundjavën e kaluar, teksa Besiktas u mund 0-1 nga Fenerbahçe.

Ky vendim shton edhe më shumë zërat që Asllani do të kthehet sërish në Itali, pas përfundimit të sezonit. 24-vjeçari nuk u preferua tek Interi gjatë këtij edicioni, që të merrte më tepër minuta në fushën e blertë. Huazimi te Torino rezultoi një dështim, ndërsa mbetet për t’u parë në vazhdim çfarë do ndodhë me Beshiktashin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: