Oguzhan Ozyakup është një mesfushor nga Turqia, që me Beshiktashin numëroi 310 ndeshje. Për më tepër në karrierën e tij mbajti shiritin e kapitenit, si me klubin dhe përfaqësuesen. 33-vjeçari që tashmë luan në Holandë, ka treguar vlerësim për repartin e mesfushës ku bën pjesë edhe Kristjan Asllani.
Asllani luajti titullar sapo u kthye nga pezullimi. Mesfushori i Kombëtares dha kontributin e tij, ndërsa sfida me Basaksehir u fitua 2 me 3.
“Më pëlqen me të vërtetë treshja e mesfushës(Asllani, Kokçu, Olaitan). Kjo treshe duket si një mesfushë solide dhe jam shumë optimist.
Nëse mund të jemi të qëndrueshëm me këtë organizim deri në fund të sezonit, Beshiktashi mund të jetë i suksesshëm”, u shpreh Ozyakup.
