TIRANE- Kur na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet lokale të vitit 2019, publikohen për herë të parë kriteret mbi procedurat se si do të përzgjidhen kandidatët e PS për Këshillat Bashkiakë.

Gazetari i ‘News24’ Ergys Gjençaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ kriteret mbi të cilat do të bëhet kjo përzgjedhje.

Materialet në fjalë iu janë shpërndarë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po mbahet ditën e sotme.

KRITERET
1-Të plotësohen kërkesash e përcaktuara në Kushtetutë, në kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në kërkesat e Statutit të PS (Nenet 52-52)

2-Të kenë kontribut e angazhim politik dhe të kenë njohuri për programin e politikat e PS në nivel kombëtar dhe vendor

3-Të kenë arsim të lartë, të zotërojnë aftësi të spikatura profesionale, dhe menazhuese

4-Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktiv dhe të angazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e komunitetit

5-Të kenë njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, aftësi drejtuese, organizuese, e të punës në ekip, të zotërojnë eksperiencë për menaxhimin e burimeve njerëzore e materiale

6-Të kenë integritet moral dhe kurajo civile për të luftuar korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet me ligjin

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb