Kriza energjetike e shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë mund të çojë 141 milionë njerëz në mbarë botën në varfëri ekstreme.

Studiues nga Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Shtetet e Bashkuara hulumtuan ndikimet e rritjes së çmimeve të energjisë në 116 vende dhe zbuluan se shpenzimet e familjeve u rritën deri në 4.8% mesatarisht, pasi çmimet e qymyrit dhe gazit natyror u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan CNN.

Për vendet me të ardhura të ulëta, raporti tha se familjet më të varfra që tashmë përballen me mungesa të mëdha ushqimore rrezikoheshin nga varfëria për shkak të kostove më të larta të energjisë.

Familjet në vendet me të ardhura më të larta gjithashtu ndjenë ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë, por kishin më shumë gjasa të ishin në gjendje t’i menaxhonin ato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb