Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, foli për krizën e shkaktuar nga koronavirusi, duke thënë se pandemia e kami gjithë botën të papërgatitur.

Duke folur në takimin e Dhomës amerikane për klimën e biznesit, ministri theksoi se për këtë në vendin tonë ka ndikuar edhe konflikti politik dhe protestat e opozitës.

“Pandemia e kapi edhe botën të papërgatitur. Ato masa që u morën për tërmetin nuk merren në këtë pandemi. Situata e acaruar politike e dëmton sipërmarrjen. Kriza e sajuar politike që opozita braktisi parlamentin dhe të dezertojë nga zgjedhjet e qershorit nuk ishin zgjedhjet e duhura.

Indikatorët negativ ndihmojnë për t’u përmirësuar. Kohët janë të paprecedenta dhe masat duhet të jenë të tilla. Ka një element të përbashkët me të gjitha sondazhet, një nga ato është klima e sajuar politike. Braktisja e parlamentit nuk ishin hapi i duhur”, tha ministri Shalsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb