Memphis Depay nuk është në shitje, të paktën, për momentin. Ky ka qenë konkluzioni i dalë dje nga zyrat e Barcelonës, pas një takimi që pati mes drejtuesve të Klubit dhe agjentëve të hollandezëve.

Sipas As, katalanasit nuk e kanë luksin të largojnë Depayn, sidomos pasi Traore dhe Luuk de Jong u kthyen mbrapsht te skuadrat respektive, me periudhën e huazimit të tyre që përfundoi.

Trajneri Xavi nuk e ka ndërmend ta nxjerrë në shitje sulmuesin, nëse në këtë repart nuk vijnë futbollistë të tjerë.

 

Gt

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: