Analisti Genc Burimi në një lidhje live në News24, ka zbërthyer zhvillimet politike më të fundit në Francë.
I pyetur rreth situatës aktuale në qeverinë franceze, Burimi ka thënë se në Francë ekziston një tendencë për të evituar krizën dhe është zhvilluar një pakt midis Macron dhe kryeministrit Lecornu.
Bëhet fjalë për një pakt lidhur me tërheqjen e reformës së pensioneve, gjë që, nëse qeveria e Macronit e realizon, opozita ka thënë se nuk do t’a votojë mosbesimin.
Bashkë me këtë qendrim të opozitës, i janë bashkuar dhe dy ekstremet , si e djathta dhe e majta.
Më pas, Genc Burimi është pyetur nëse ekziston një skenar dorëheqjeje nga Emmanuel Macron.
Analisti ka bërë një paralelizim mbi situatën aktuale në Shqipëri, ku opozita ka kërkuar rrëzimin e Begaj nga posti presidencial. Gjë që u konfirmua nga Taulant Balla që nuk ka për të pasur ndonjë ndryshim. Burimi ka theksuar se po e njëjta situatë po ndodh në Francë.
Genc Burimi:
Situata ende nuk është qartësuar, ka një tendencë drejt evitim të krizës dhe ka pasur një pakt midis Macron-it dhe Lecornu. Një pakt që nëse qeveria e Macronit do tërhiqte reformën e pensionit, partia socialiste e cila është opozitë nuk do t’a votojë mosbesimin bashkë me dy ekstremet, e djathta dhe të majta.
Ky pakt u realizua dje.
Nesër është numirimi I votave të mosbesimit të qeverisë. Pra, të gjitha gjasat janë që nuk do të jenë të mjaftueshme numri i votave për të rrëzuar qeverinë.
Falë mosangazhimit të Partise Socialist të kësaj qeverie.
Pak a shumë, kjo është situata.
….
Askush nuk e detyron Macronin të jap asgjë.
Edhe ju në Shqipëri siç ka kërkuar opozita të rrëzojë presidentin Begaj, dhe ka dalë në media Balla dhe ka thënë që kjo gjë nuk ndodh. Ashtu është edhe në Francë, nuk do të thotë se e kërkon opozita dhe do realizohet.
Macron nuk ka pse të jap dorëheqjen.
