Franca nuk është aktualisht në një situatë që do të kërkonte ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar  ((FMN), por çdo rrezik i rënies së një qeverie në eurozonë është “shqetësues”, tha Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Duke folur në Radio Classique, Lagarde tha se disiplina fiskale mbetet e domosdoshme në Francë dhe se ajo po e monitoron shumë nga afër situatën me diferencat e obligacioneve franceze .

Partitë opozitare franceze kanë thënë se do ta shtyjnë qeverinë e pakicës në një votëbesim të hënën, më 8 shtator , të cilën kryeministri François Bayrou njoftoi papritur javën e kaluar  për shkak të planeve të tij të papëlqyeshme të kursimit për vitin 2026. 

Për momentin, gjithçka tregon se ai nuk do të fitojë një votëbesim dhe do të duhet të japë dorëheqjen. 

Kjo situatë po godet tregun e aksioneve dhe atë të obligacioneve në Francë, ekonominë e dytë më të madhe në eurozonë. 

“Vendet kërkojnë ndërhyrjen e FMN-së në kushte në të cilat llogaria rrjedhëse është në deficit të rëndë dhe në të cilat vendi nuk mund të përmbushë detyrimet e tij: kjo nuk është situata në Francë sot “, tha kreu i BQE-së.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb