Një ditë e ngjeshur kjo për David Konstelancik, drejtorin për Evropën Jugore dhe Qëndrore në Departamentin e Shtetit, pasi do të zhvillojë një sërë takimesh, ku fokusi ngelet tek zgjidhja e krizës politike në vendin tonë.
Teksa do ta nisë takimin me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, në orën 11:00, Konstelancik do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në 14:00. Më pas në orën 15:30 zyrtari i DASH do të takojë Monika Kryemadhin.
Kujtojmë se për zgjedhjen e krizës politike në vend një mesazh të qartë dha edhe Mattheë Palmer, Zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë. Ky i fundit pohoi se kriza duhej të zgjidhej nga politikanët shqiptarë brenda institucioneve. Zgjedhjet e 30 qershorit shkaktuan përplasje mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit nuk pranoi të ishte pjesë e këtij procesi.
(ed.me/BalkanWeb)
