Autoritetet kroate pas bllokimit të ngarkesës me pjeshkë të nisura nga Shqipëria, pasi frutat kanë rezultuar të kontaminuara me metale nikeli, ka bllokuar dhe asgjësuar edhe 4 ton domate të prodhuara në Berat, pasi analizat laboratorike zbuluan nivele shumë të larta të insekticidit chlorfenapyr, një substancë tepër toksike e përdorur për shfarosjen e insekteve.
Sipas njoftimit të EFSA-s (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore), ngarkesa maksimale e lejuar për këtë pesticid është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare u gjetën nivele prej 0.06 mg/kg, që është pesë herë mbi normën e sigurisë.
Domatet e kontaminuara u groposën nga autoritetet kroate, duke parandaluar kështu futjen e tyre në tregun europian dhe rrezikun që mund të paraqisnin për shëndetin e konsumatorëve.
Në të njëjtën ditë, autoritetet kroate bllokuan dhe asgjësuan edhe 5 ton pjeshkë të importuara nga Divjaka, pasi u konstatua prezenca e lartë e metalit të rëndë nikel, duke ngritur shqetësime të mëtejshme për cilësinë e produkteve shqiptare në tregun ndërkombëtar.
Ky skandal vjen në një kohë kur eksportet shqiptare po kërkojnë forcimin e standardeve dhe kontrollit për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e produkteve, në mënyrë që të mbrojnë reputacionin dhe të shmangin dëmtimet financiare dhe të besueshmërisë në tregjet e huaja.
(BalkanWeb)
