Kroacia njoftoi të hënën se do të dëbojë 18 diplomatë rusë dhe gjashtë anëtarë të stafit administrativ dhe teknik për shkak të operacionit ushtarak rus në Ukrainë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë ka njoftuar ambasadorin rus në Kroaci për reduktimin e numrit të stafit diplomatik, administrativ dhe teknik të ambasadës ruse në Zagreb.

“U kërkua që 18 diplomatë dhe gjashtë anëtarë të personelit administrativ dhe teknik të Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Kroacisë të largohen nga Republika e Kroacisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kështu, Kroacia i është bashkuar Polonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane për të dëbuar diplomatët rusë, thuhet në deklaratë, duke bërë thirrje për “ndërprerje urgjente të aktiviteteve ushtarake dhe tërheqjen e trupave ruse nga i gjithë territori i Ukrainës, si dhe si sigurimi urgjent i rrugëve të evakuimit të popullatës dhe dërgimi i ndihmave humanitare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb