Një ngarkesë me 10 tonë mandarina e nisur nga Shqipëria u kthye nga Kroacia në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pasi rezultoi se kishte pesticide. Ngarkesa e eksportuar nga grumbulluesi Arben Dyli, i cili ia kishte blerë fermerit Elton Tafa, rezultoi me përmbajtje të lartë të lëndëve të dëmshme. Sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur. Pas kryerjes së analizave nga autoritetet kroate, ngarkesa u kthye në Shqipëri dhe u shit ne tregjet vendase.

Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa në vendin e origjines ku rezulton se është terhequr nga grumbulluesi Arben Dyli dhe më pas dyshohet se është hedhur përsëri në tregun vendas duke mos e asgjësuar sipas procedures përkatëse. Prokuroria e Beratit gjithashdtu bën të ditur se dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyre inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Njoftimi i Policisë

Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona, të cilët akuzohen për veprat penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Beratit kanë zbuluar një skemë abuzimi me eksportin e mandarinave të kontaminuara nga pesticidi “Fosmet”, një substancë e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin per hetimit e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se shkalles pare te juridiksionit te pergjithshem Berat, pas hetimeve disa mujore te kryera ne kuader te Procedimit Penal nr.768 te vitit 2024, i regjistruar per veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lendet helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin ose jeten e njerezve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shperdorimi detyres”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka ber ndalimin e shtetasve:

  1. Arben Aqif Dyli, i datelindjes 02.06.1969
  2. Elton Hekuran Tafa, i datelindjes 21.06.1979
  3. Elson Petrit Tahiraj, i datelindjes 10.05.1995

Ndalimi i ktyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli (administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonesh mandarina të cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte permbajtje të lartë të pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i demshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur.

Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa në vendin e origjines ku rezulton se është terhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se është hedhur përsëri ne treg duke mos e asgjesuar sipas procedures perkatese.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyre inspektor prane Drejtorise Rajonale te Veterinarise dhe mbrojtjes se bimeve ka shperdoruar detyren duke leshuar certifikata fitosanitare fiktive per subjekte te ndryshme, nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Materialet i kaluan Prokuroris prane Gjykates se shkalles pare te Juridiksionit te pergjithshem Berat per veprime te metejshme hetimore”, njofton Prokuroria Berat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb