Kreu i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deputet i Parlamentit shqiptar, ishte i ftuar sot në Ambasadën e Kroacisë, ku ka takuar përfaqësues të shtetit ballkanik.

Balliu, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Marrëdhëniet shqiptaro-kroate janë të rrënjosura thellë në histori dhe janë karakterizuar gjithmonë nga një frymë bashkëpunimi të ndërsjellë në fusha të shumta.

Postimi i Klevis Balliut:

Ishte një nder i veçantë të merrja pjesë sot në ceremoninë e pritjes të organizuar nga Ambasada Kroate në Shqipëri.

Marrëdhëniet shqiptaro-kroate janë të rrënjosura thellë në histori dhe janë karakterizuar gjithmonë nga një frymë bashkëpunimi të ndërsjellë në fusha të shumta, përfshirë politikën, ekonominë, diplomacinë dhe më gjerë.

Kroacia përfaqëson një model frymëzues për vendin tonë në rrugëtimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Mbështetja e saj e palëkundur në këtë proces ka qenë dhe mbetet një kontribut i çmuar për Shqipërinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb