Sonte u luajtën ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024. Në grupin D, Kroacia kualifikohet në Europian si vend i dytë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Armenisë, duke shkuar kështu në kuotën e 16 pikëve. Uellsi mbyll rrugëtimin në vendin e 3-të me 12 pikë, pas barazimit 1-1 me Turqinë kryesuese.
Në grupi I, në grupin e Kosovës, Rumania surprizon duke qenë në vendin e parë dhe duke lënë Zvicrën në vendin e dytë. Rumunët mundën sonte zviceranët 1-0, në shtëpi.
Në ndeshjet e grupit B, Holanda triumfoi me rezultatin 0-6 ndaj amatorëve të Gjibraltarit. Barazim që nuk prish punë te Franca 2-2 ndaj Greqisë, në OPAP Arena (Athens). Me interes të madh pritet shorti i Europianit, që do të mbahet me datën 2 dhjetor.
(J.S/BalkanWeb)