Kromoterapia është një teknikë terapeutike natyrale dhe antike, që arrin të kurojë shqetësime të ndryshme përmes ngjyrave. Ndaj, përse të mos zgjidhni arredimin e shtëpisë në bazë të funksioneve përfituese nga tonalitetet e ndryshme të ngjyrave? Zbuloni se cilat janë efektet mbi trup dhe shëndetin mendor.

Kromoterapia është një teknikë terapeutike natyrale e lashtë që arrin të kurojë shqetësime të llojeve të ndryshme përmes ngjyrave, e cila konsiderohet art, jetë dhe terapi. Nuk përdoret asnjë provë shkencore, por ngjyrat arrijnë t’i japin harmoni dhe ekuilibër trupit e shpirtit. Kromoterapia ekziston që nga koha e egjiptianëve dhe e romakëve, të cilët ekspozoheshin në rrezet e diellit për të trajtuar të këqija të ndryshme, si dhe për të kuruar depresionin.

Ata që besojnë tek efektet e kësaj teknike terapeutike, janë plotësisht të bindur se ngjyrat ndikojnë në mirëfunksionimin e organizmit, duke u influencuar te sistemi metabolik, nervor dhe imunitar. Ndaj, pse mos të zgjidhni ngjyrat e përshtatshme për shtëpinë tuaj në bazë të funksioneve të tyre të dobishme? Zbuloni se çfarë mund të bëjnë ngjyra të ndryshme.

Ngjyrat e ngrohta
Të gjitha tonalitetet e së kuqes, që fillojnë nga ajo e zjarrit deri te kafja e errët, janë të afta që të kujtojnë nënën Tokë. E kuqja mund të përdoret në dhomën e gjumit, mjafton që të gjeni tonalitetin e duhur, të cilit mund t’i shtohet pak nga ngjyra rozë për ta ëmbëlsuar ambientin dhe për të krijuar një lojë të mrekullueshme ngjyrash përgjatë ditës. E kuqja komunikon vitalitet dhe energji në lëvizje.

Ngjyrat e qarta
Keni një korridor të vogël dhe të ngushtë? E bardha dhe ngjyrat e qarta janë ideale për të krijuar një ambient më të bollshëm dhe të shkëlqyeshëm, e sidomos nëse vendosen dritat e duhura. Mund të zgjidhni edhe ngjyra pastel, si blunë, jeshilen, rozën ose një tavan të pikturuar. Në këtë mënyrë, ambientit do të mund t’i jepni më shumë “frymëmarrje”.

Bluja
Ngjyra blu ka efekt qetësimi dhe relaksi. Duke përdorur sfumaturat e saj të ndryshme, mund të krijohet efekti i detit në stuhi ose tonalitetet e ndryshme të qiellit. Është një ngjyrë elegante dhe diskrete, e aftë për të stimuluar krijimtarinë dhe humorin e mirë.

Jeshilja

Jeshilja është ngjyra ideale për sallonin e ngrënies, sepse stabilizon humorin dhe krijon ekuilibër. Kontribuon në çlodhjen e shikimit, krijon një atmosferë vitale, ndërsa është e aftë që të favorizojë socializimin.

Viola
Viola është simbol i spiritualitetit dhe i lidhjes me hyjnoren, ndihmon në reduktimin e ankthit dhe në luftimin e stresit. Duhet të zgjidhni tonalitetet që vijojnë nga roza e lehtë, tek ajo e errëta e deri te lejlaja jo shumë e fortë. Në këtë mënyrë, ju do të stimuloni frymëzimin. Për t’u evituar janë tonet absolutisht të errëta, që sidomos në orët e natës, ju ngrysin dhe ju dëshpërojnë.

E verdha
E verdha është ngjyra ekselente e vitalitetit, që ju çon menjëherë në diell dhe sjell hare në ditë të bukura. Duke u përdorur në sallonin e ndenjjes, ajo favorizon ndjesinë e mikpritjes dhe e ndriçon ambientin si rrezet e diellit. Për ta kombinuar, mund të përdorni ngjyrën e bardhë dhe ngjyrat e ngrohta si ajo e drurit.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: