KRUJE-Ndonëse banorët e fshatit Bilaj në Krujë përjetojnë çdo vit tmerrin e përmbytjeve të vjeshtës dhe dimrit, edhe këtë verë po jetojnë me makthin që presin t’u shkaktohet sapo të nisin shirat e vjeshtës.


Ndonëse në përmbytjet e fundit në fshatin Bilaj, autoritetet premtuan ndërhyrje për pastrimin e kanaleve kulluese gjatë verës, në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kanalet po shkojnë drejt bllokimit total, ndërsa të përmbyturit nga shirat e dimrit të kaluar apelojnë për mbajtjen e premtimit.

Fshati Bilaj pëson përmbytje dy-tre herë në vit, duke shkatërruar të mbjellat dhe pasuritë e banorëve të zonës, ndërsa këta të fundit asnjëherë nuk janë dëmshpërblyer, e së fundmi nuk po bëhet asnjë hap, të paktën për pastrimin e kanaleve që mund të evitojnë prurjet që shkaktohen në fshatin e përmbytjeve të përvitshme.

(BalkanWeb)