Kryetari i Bashkisë së Mariupolit, ka paralajmëruar se luftimet në rrugët e qytetit po pengojnë qindra mijëra njerëz për t’i shpëtuar granatimeve.

Qytetarët janë bllokuar brenda bodrumit të një teatri , i cili u bombarduar të mërkurën nga Rusia.

Kryetari Vadym Boychenko, ekipet mund t’i largojnë njerëzit vetëm kur nuk ka luftime, në të kundërt atyre u rrezikohet jeta.

“Ka tanke , granatime të rënda në zonë. Forcat tona po gjithçka duke mbajtur pozicionet në qytet, por forcat e armikut janë më të mëdha se tonat”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai bëri me dije se 40, 000 njerëz kanë arritur të largohen nga qyteti, ndërsa 20, 000 presin që të evakuohen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: