Në Bashkinë e Mirditës, e cila drejtohet nga demokratet, nuk është zbatuar urdhri i Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e administratorëve të njësive administrative.

Kryetari i Bashkisë, Albert Melyshi, e cilëson këtë ndërhyrje të Kryeministrit si të padrejtë dhe antiligjore, duke theksuar se bie ndesh me kompetencat e pushtetit vendor. Sipas Melyshit, performanca e drejtorive dhe njësive administrative monitorohet çdo tre muaj, bazuar në realizimin e detyrave të përcaktuara.

Pak javë më parë, Kryeministri Edi Rama u dha një ultimatum drejtuesve vendorë në të gjithë vendin për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive.

Megjithatë, ky urdhër nuk është zbatuar as në shumë bashki të drejtuara nga e majta, përfshirë edhe Bashkinë e Lezhës, ku deri më tani nuk është bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: