TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se të ardhurat e qytetarëve shqiptarë janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës.

Ajo thekson se programi i LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve formalizon ekonominë dhe sjellë më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.

“Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime. Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës. Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit”, deklaron Kryemadhi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb