Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur sërish për rininë duke thënë se ajo ka një program që garanton arsim cilësor, punësim dhe çlirim të tregut.
Kryemadhi thotë se në prag zgjedhjesh rinia nuk ka nevojë për lëmoshë qeveritare, dhe as premtime që ngelen në fletëpalosjet elektorale.
Më tej ajo thotë se programi i LSi nuk është premtim elektoral, por angazhim kombëtar që rinia të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri.
STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI
Rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit rrënjësor që i nevojitet Shqipërisë. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë qeveritare në prag zgjedhjesh, as për premtime që ngelen në fletëpalosjet elektorale. Ata meritojnë mundësinë për të konkurruar, jo vetëm në politikë, por në arsim, në punësim, në biznes.
Rilindja nuk mund të realizojë asnjë nga aspiratat e rinisë, sepse qëllimi i saj është t’i largojë nga vendi, t’i kthejë në emigrantë. Rinia është forca njerëzore, që Rilindja i trembet si djalli temjanit. Ata nuk mund të blihen, as të shiten, e vetmja mundësi që i ofron qeveria e korruptuar dhe e paaftë.
LSI ka programin, këmbënguljen, angazhimin e saj, që të ofrojë arsim cilësor, punësim të mirëpaguar sipas meritokracisë, çlirim të tregut dhe të ekonomisë.
Këto nuk janë premtime elektorale, por angazhime kombëtare, që rinia të ndërtojë të ardhmen e saj në atdhe sepse Shqipëria është shtëpia e çdo shqiptari!
(BalkanWeb)
