TIRANË – Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media, ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykatë nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.

Meta tha se për këtë çështje mund të flasë vetë Kryemadhi, duke shtuar se nuk mban përgjegjësi për asnjë person tjetër, në raport me ligjin. Ai shtoi se çështjet që janë ngritur ndaj tij në SPAK janë fabrikuar nga mercenarët dhe zarat e Edi Ramës.

“Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për cdo sjellje në raport me ligjin.  Nëse deri dje thoja mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time edhe ajo tani i ka mbushur 18-vjeç. Ajo që dua t’ju siguroj  ju dhe shqiptarët  që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte.

Janë mercenarët dhe zarat e Ramës që përpiqen të frabrikojnë dhe përdorin njerëz me krime të rënda që duhet të ishin në burg kundër Ilir Metës.

Ceshtja CEZ-DIA është regjistruar nga McGonigali. Ceështje është regjistruar në dhjetor të vitit 2019. Ky është një moment mes manisfestimit të parë të paralajmëruar nga unë, si një mjet presioni kundër Presidentit të Republikës, që të pranonte betimet e faqezinjve”, u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb