Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke të cilët mbërritën pak momente më parë në Kiev, janë takuar me presidentin Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

Kryeministrat mbërritën në qytet në emër të këshillit të BE-së, tha Shmyal në Twitter , duke vlerësuar “guximin e miqve”.

Udhëheqësit do të diskutojnë për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe forcimin e sanksioneve kundër agresionit rus.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: