Republika Çeke nuk do të pranojë asnjë garanci për financimin e Ukrainës, deklaroi të hënën kryeministri i ri Andrej Babis, i cili merr zyrtarisht detyrën këto ditë. Sipas tij, Komisioni Evropian duhet të gjejë mënyra alternative për të mbështetur financiarisht Ukrainën.
Deklarata vjen në një kohë kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë javën e ardhshme një plan të ri financiar për Ukrainën. Plani parashikon një kredi komplekse që mund të mbështetet në asetet e ngrira ruse, si dhe në garanci nga shtetet anëtare të BE-së.
Babis u shpreh qartë kundër përfshirjes së Çekisë në këtë mekanizëm financiar. “Ne nuk do të pranojmë garanci për asgjë dhe nuk do të investojmë para në të,” tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Qëndrimi i kryeministrit të ri çek sinjalizon një linjë më të ashpër ndaj përfshirjes financiare të vendit të tij në iniciativat evropiane për mbështetjen e Ukrainës, duke shtuar debatet brenda Bashkimit Evropian për mënyrën dhe barrën e ndarjes së ndihmës financiare.
Krásný adventní víkend všem 🙋♂️
V pondělí 15. 12. bude jmenována nová vláda a já se stanu plnohodnotným premiérem. Do té doby se intenzivně připravujeme na vládnutí.Během pracovní cesty do Bruselu jsem loboval za to, aby Česká republika znovu získala možnost čerpat výhodné… pic.twitter.com/gA4LXodMNG
— Andrej Babiš (@AndrejBabis) December 13, 2025
