Kryeministri australian Anthony Albanese premtoi të dielën masa më të ashpra kundër “urrejtjes, përçarjes dhe radikalizimit” pas sulmit në plazhin Bondi të Sidneit që vrau 15 persona të dielën.
“Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për të luftuar këtë plagë të ligë, shumë më tepër”, tha udhëheqësi i Partisë Laburiste, duke u zotuar të nxisë masa më të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes nga disa predikues dhe të anulojë vizat për njerëzit që përhapin gjuhë urrejtjeje.
