Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se “grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan”.
Sali Berisha: Rama është i shqetësuar shumë. Janë të shqetësuar i gjithë grupi i ministrave, qeveritarëve vendorë, që mund ta quajmë në kuptimin e plotë të fjalës, grupi McGonigal i Shqipërisë. Ata tendencën e kanë pa përjashtim të fajësojnë Edi Ramën sepse ata thonë se personin në fjalë e ka paraqitur, dhe ne e kemi trajtuar me porosi të Edi Ramës, dhe sipas kërkesave të Edi Ramës.
Mirëpo famëziu McGonigal është një pus i zi që gurgullon dhe nxjerr vazhdimisht dhe kësaj radhe, sipas të dhënave, grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën, nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan, se ligjin shqiptar që ka Dumanin, i cili do të thotë, siç tha për Olsin që nuk ishte Olsi personi i paidentifikuar, do të thotë për Edin se nuk ishte Edi që i dërgoi paratë McGonigalit.
(BalkanWeb)
