Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po prish rendin ndërkombëtar, tha kryeministri francez Francois Bayrou në një deklaratë për CNEWS.
“Ju pyesni, a është SHBA aleati ynë? A vendos një aleat të dalë me kundërshtarët tanë, për t’u bashkuar me radhët e atyre që po prishin rendin botëror? Kjo quhet “prishje e rendit botëror”, tha ai.
Sipas Bayrou, presidenti amerikan po i kthen aleatët e tij në kundërshtarë, duke përkeqësuar kështu situatën globale.
“E vetmja gjë që jam dakord me Trump është se Evropa do të duhet të mbrohet me forcën e saj,” vuri në dukje ai.
Duke folur për tarifat e planifikuara nga SHBA, kryeministri theksoi se lufta tregtare e shpallur nga Trump kundër Evropës do të shkaktonte probleme për ekonominë franceze.
(A.A/BalkanWeb)
