Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka adoptuar një qen endacak duke e çuar atë në rezidencën qeveritare, Maximos.

Kryeministri Mitsotakis postoi një foto në llogarinë e tij në Facebook duke marrë edhe komplimente për gjestin e tij.

”Kikiriku hyri në jetën tonë! Ai na zgjodhi neve, kur dy javë më parë vizituam Shoqatën e Mirëqenies së Kafshëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kafshëve Endacake”, shkruan ai.

”Hapini edhe ju krahët dhe adoptoni dhe shpëtoni një kafshë endacake!”, ishte apeli i kryeministrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb