Kryeministri i Hungarisë vijon të jetë kundër rrymës evropiane për disa çështje, sidomos në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Rusia e ka fituar luftën dhe Perëndimi duhet ta pranojë këtë,” deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë me faqen e internetit Patriota.

“Ne flasim sikur situata ushtarake është një rrugë pa krye, por nuk është kështu. Ukraina e humbi këtë luftë. Rusia e fitoi këtë luftë. Pyetja e vetme është se kur dhe në çfarë rrethanash Perëndimi, i cili mbështet ukrainasit, do ta pranojë se kjo ka ndodhur dhe çfarë do të pasojë”, përfundoi Orban.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb