TIRANË– Kryeministri italian Matteo Renzi në një intervistë prej 100 minutash në televizionin “Rai 1” gjatë emisionit “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa ka kërkuar sërish që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kryeministri italian u ndal tek zgjerimi i BE, duke theksuar se Evropa përbën një seri vlerash që kërkojnë bashkim, e jo përballje burokratësh.

Ai përmendi kryeministrin Edi Rama si personin që këmbëngul pareshtur që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe tha se do t’i pëlqente që Shqipëria të ishte anëtare e saj.

“Zgjerimi ishte një gjë shumë e mirë. Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e procesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Ballkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë. Miku im, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, na sjell gjithnjë në mendje se sa e rëndësishme është për ta të jenë pjesë e Evropës”, tha Renzi.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: