Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi pranuan sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës një grup nxënësish dhe mësuesish nga Bosnje dhe Hercegovina.

Në delegacionin e pranishëm ishin përfaqësues të Gjimnazit “Obala” nga Sarajeva, si dhe nxënës dhe mësues nga Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren. Gjatë mirëseardhjes, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vizitave të tilla dhe u shpreh se Kosova gjithmonë i ka dyert e hapura për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjatë takimit, nxënësit falënderuan për mikpritjen dhe theksuan se vizita e tyre në Kosovë ka qenë shumë e vlefshme për forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore mes të rinjve të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: